AlbanianSport.com 03.05.2016 13:10
ASNN – Pas një izolimi 8-vjeçar që nga shpallja si shtet i pavarur, Kosova ka bërë një tjetër hap madhor drejt njohjes së saj, pasi është pranuar si anëtarja e 55-të e UEFA-s, ndërsa brenda pak ditësh pritet të pranohet edhe në FIFA. Në votimin e fshehtë që u zhvillua gjatë Kongresit që po mbahet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, për Kosovën votuan 28 federata, kundër votuan 24 të tilla, ndërsa dy abstenuan.
Pas votimit të UEFA-s, kanë ardhur edhe reagimet e krerëve më të lartë të shtetit në Kosovë e Shqipëri. Kosova është pranuar si anëtarja më e re e re e organizmit që qeveris futbollin evropian, gjatë Kongresit që po mbahet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Në votimin e fshehtë që sapo ka përfunduar, Kosova ka marrë shumicën e thjeshtë të nevojshme për t’u bërë anëtarja e 55-të e UEFA-s.
Në votim morën pjesë 54 përfaqësues të federatave anëtare të UEFA-s. Për Kosovën votuan 28 federata, kundër votuan 24 të tilla, ndërsa dy abstenuan. Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino ka deklaruar se nëse Kosova do të arrijë të behet anëtare e UEFA-s dhe FIFA do ta bëjë anëtare të saj në Kongresin e saj të ardhshëm që do të mbahet në Meksiko Siti me 12 dhe 13 maj 2016.
Në fakt, Komitetit Ekzekutiv i organizmit që qeveris futbollin botëror mblidhet të hënën, më 9 maj dhe, sipas gjasave, do t’ia dorëzojë për shqyrtim Kongresit të Zakonshëm të FIFA-s që mbahet 4 ditë më pas në Meksikë. Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtë të marrë pjesë në fushatën e Eliminatoreve të Botërorit 2018, që do mbahet në Rusi.