AlbanianSport.com 09/02/2024 18:55
ASNN – Rumunët nuk presin telashe në ndeshjet me Kosovën. Ndonëse ndeshja në Bukuresht mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre për më shumë se 40 minuta për shkak të pankartës “Kosova është Serbi”, në Federatën e Futbollit të Rumanisë nuk presin telashe tjera në ndeshjet e ardhshme mes dy përfaqësueseve.
Kosova e Rumania janë në një grup në Ligën C të Ligës së Kombeve. I pyetur nëse UEFA mund të marr veprime shtesë para ndeshjes së Rumanisë me Kosovës, Mihai Stoçita, drejtor teknik në federatën rumune, ka thënë: “Është absurde. A jemi ne në konflikt të armatosur?”
“Jam i interesuar në sport, kemi shtrënguar duart me përfaqësuesit e Kosovës, – ka vijuar ai. – Pse duhet të ketë incidente në Bukuresht, nuk kam dëgjuar asgjë për incidente mes nesh dhe kosovarëve. Ne do të mundohemi të bëjmë njerëzit të vetëdijshëm për faktin se duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mos të përfundojmë në ndonjë situatë të pakëndshme”, ka thënë Stoiçita për mediumet rumune pas shortit të tërhequr në Paris.