Kosova / Trajneri Shalondë, sa shumë dilema për listën e 3 sfidave të shtatorit

Share Button

AlbanianSport.com 26/08/2021 19:25

ASNN – Trajneri Bernard Shalondë përgatit skuadrën për sfidat eliminatore të fillimshtatorit. Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Shalondë, pritet shpejt ta bëjë publike listën e lojtarëve për ndeshjet vendimtare që “Dardanët” i zhvillojnë muajin e ardhshëm. Por, në listë ai pritet të përfshijë edhe lojtarë që nuk kanë skuadra, që janë kthyer nga dëmtimi apo që kanë patur pak minuta lojë me klubet e tyre. Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova janë dy mungesat e konfirmuara për ndeshjet që Kosova do t’i luajë në fillim të muajit shtator, në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm.

Më 2 shtator 2021, Kosova e luan në Batumi ndeshjen kundër Gjeorgjisë, ndërsa më 5 dhe 8 shtator luan ndaj Greqisë dhe Spanjës në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këtë cikël eliminator Kosova e ka nisur me dy humbje në muajin mars, teksa u mund në Prishtinë nga Suedia 0-3 dhe në Sevilje 1-3 përballë Spanjës vendase. Gjatë qershorit skuadra e Shalondit luajti edhe 4 ndeshje miqësore, teksa fitoi ndaj San Marinos, Maltës dhe Gambias, ndërsa humbi përballë Guineas. Por, ndeshjet e muajit të ardhshëm shihen si vendimtare për rrugëtimin e Kosovës drejt Botërorit “Katar 2022”.

Zeneli e Zhegrova janë të dëmtuar, ndërsa Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca janë pa skuadra. Ujkani sezonin e shkuar ishte rezervë tek Torino, ashtu sikundër ishte edhe Kryeziu tek Zyrihu dhe Voca te skuadra e Ankaragyçysë. Ky i fundit e prishi kontratën për shkak se klubi turk nuk siguroi mbijetesën. Ndërkohë, ardhja e Milot Rashicës është në dyshim për shkak të masave kufizuese ndaj virusit korona, që ka marrë së fundi Britania e Madhe. Blendi Idrizi është i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me Shalke 04-n. Bersant Celina nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion, për shkak të një problemi shëndetësor.

Por, sidoqoftë, do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e muajit të ardhshëm. Benjamin Kololli së fundi është transferuar në Japoni te Shimizu, ku të mërkurën luajti titullar në humbjen 0-4 përballë Kashima Entllërs. Për herë të parë me “Dardanët” në një ndeshje zyrtare nuk do të jetë sulmuesi shtatlartë Atdhe Nuhiu, që ka njoftuar më herët për tërheqjen nga përfaqësuesja, ashtu siç ka bërë pak kohë më parë edhe Anel Rashkaj. Ndërsa Leart Paqarada dhe Bernard Berisha kanë thënë se nuk do t’i bashkohen Kosovës përderisa në krye është trajneri Bernard Shalondë.

Te përfaqësuesja e Kosovës nuk kanë njoftuar për ndonjë problem rreth masave që shtetet së fundi i kanë vendosur në luftën për parandalimin e përhapjes së “Covid-19”, deri deri më tani nuk janë njoftuar nga klubet se mund të mos i lirojnë lojtarët të grumbullohen me përfaqësuesen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh