AlbanianSport.com 12.11.2014 09:35
ASNN – Është rikthyer Liga Ballkanike me ndeshjet e javës së 5-të, ndërsa Peja, e cila është pjesëmarrëse në grupin A, ka pësuar humbjen e dytë. Pejanët janë mundur nga bullgarët e Rilskit 105-97. Ajo që duhet pranuar është se Peja e ka lëshuar nga duart fitoren. Skuadra e Pejës e nisi shumë mirë takimin duke dominuar në pjesën e parë dhe të dytë.
Ekipi pejan pjesën e parë të përballjes me bullgarët e mbylli në epërsi 45-39. Por në pjesën e tretë vendësit u konsoliduan dhe arritën që ta shkrijnë epërsinë e pejanëve dhe ta kthejnë rezultatin në favor të tyre. Pjesa e katërt ishte më dramatike dhe koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 87-87. Në vazhdim, bullgarët ishin më të mirë dhe e fituan ndeshjen me rezultat 105-97.
Nga katër ndeshje të zhvilluar deri më tani, Peja ka dy fitore dhe dy humbje, ndërsa renditet e dyta në grup, me 6 pikë të grumbulluara. Në këtë ndeshje ka gjykuar dhe ndërkombëtari shqiptar Ervin Koçi, i cili ka qenë së bashku me malazezin Igor Dragojeviç dhe boshnjakun Damir Kunosiç. Vëzhguesi i tyre ka qenë Anguel Ivanov.
Ndërkohë që në ndeshjen e sotme vëzhguesi i gjyqtarëve do të jetë maqedonasi Dejan Lekiç