Kosova në delir për anëtarësimin në IOC, politika premton mbështetje

Share Button

Kosova-Flamuri-valevitet

AlbanianSport.com 30.10.2014 21:20

ASNN – Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi premtojnë më shumë mbështetje për sportin. Tashmë pritet anëtarësimi jo vetëm në institucionet ndërkombëtare të futbollit, por dhe atë të basketbollit. Kosova vazhdon të jetë në delir për anëtarësimi me të drejta të kufizuara në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ndërsa pritet që në dhjetor ajo të marrë të drejtat e plota në familjen olimpike botërore. Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, pikërisht dje, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës të udhëhequr nga kryetari i saj, Besim Hasani.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës për punën dhe angazhim e madh në anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar duke e vlerësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës në përgjithësi. Ajo tha se me anëtarësimin në IOC sportistëve nga Kosova po iu hapet një derë e madhe për prezantimin e vlerave të tyre dhe për përfaqësimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë që t’i japin një mbështetje të madhe sportistëve nga Kosova dhe përfaqësimit të vendit në skenën ndërkombëtare. Kryetari i KOK, Besim Hasani, e çmoi lart angazhimin dhe rolin e presidentes në mbështetjen e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës dhe posaçërisht për mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në IOC. Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në IOC hap perspektivën për sportin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe përfaqësimin e saj në fusha të ndryshme të sportit në botë. Hasani e njoftoi Presidenten për angazhimet që po bëhen për përfaqësimin e sportit të Kosovës.

Ndërkaq, edhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka organizuar të martën një pritje për sportistët kosovarë me rastin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Në prani të Ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Memli Krasniqi, Kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, dhe qindra sportistëve shumë të mirë, Thaçi i ka siguruar sportistët kosovarë se do t’i mbështesë gjithmonë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare të sportit.

“Dëshiroj të theksoj se Kosova është njohur nga 110 shtete më të fuqishme ndërkombëtare, por anëtarësimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është një lloj i anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, – tha Thaçi. “Sepse sporti kosovar është njohur dhe pranuar nga e gjithë bota. Tani neve na mbetet një angazhim edhe më i madh”, – ka shtuar ai. Thaçi kujton kohën para dy vjetësh, në vitin 2012, së bashku me presidenten Jahjaga ishin në Olimpiadën “Londër 2012”, ku ishte e pranishme edhe simboli olimpik kosovar dhe shqiptar, Majlinda Kelmendi.

“Në atë kohë Majlinda simbolizonte shtetin e Kosovës, ishte himni dhe flamuri i Kosovës”, – ka kujtuar Kryeministri kosovar. “Në atë kohë kemi biseduar edhe për hapat tonë të mëtejshëm, – ka vijuar Thaçi. – Në atë periudhë i kam premtuar Majlindës dhe ju premtoj edhe sonte juve të gjithëve se do ta kemi nderin që së bashku të jemi përsëri, sikurse edhe në Londër 2012, edhe në Rio 2016. Natyrisht, në atë kohë, unë kam pasur një këshillë për Majlindën pas betejës që zhvilloi në atë mbrëmje jo të lehtë për të, por krenare për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, për trajnerin e saj, edhe për presidenten dhe për mua si kryeministër i vendit.”

“Dhe këshilla ime ka qenë që “kur të fillosh të fitosh Majlidë, nuk do të ndalesh”, – theksoi ai. – Tani neve si institucione të vendit, si sport kosovar, na mbetet që të punojmë edhe më tepër, në veçanti që Kosova të anëtarësohet edhe në UEFA, edhe në FIFA, por dhe në FIBA”. Në fund ai ka uruar dhe përgëzuar kreun e FFK-së, Fadil Vokrri. “E them, sepse e lavdëroj për punën e tij të jashtëzakonshme që po e bënë dhe e siguroj se gjithmonë do ta keni përkrahjen time personale dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, – ka përfunduar Thaçi, kurse të gjithë kanë festuar anëtarësimin e pjesshëm të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

AlbanianSport.com 05/03/2024 20:50 ASNN – Basketboll, Liga Unike zhvillon javën e 7-të të saj, përballja

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

AlbanianSport.com 05/03/2024 13:35 ASNN – Triumfi  i Partizanit, flet “arkitekti” Tomori. Trajneri

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh