AlbanianSport.com 21.02.2017 10:40
ASNN – Rikthehen muajin e ardhshëm Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, me dy sfida interesante në të dy anët e kufirit shqiptar. Në fakt, 24 marsi 2017 është vetëm një prej datave të programuara nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare, por merr rëndësi për tifozët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëse për kuqezinjtë është programuar një test i vështirë në Palermo ndaj Italisë, në po të njëjtën ditë muajin tjetër, Kosova do të luajë ndaj slandës. Për sfidën ndaj nordikëve, ekipi i trajnerit Albert Bunjaku merr përforcime të rëndësishme, siç është sulmuesi Besart Berisha.
Futbollisti që është aktivizuar më parë me kombëtaren shqiptare, gëzon një formë të admirueshme në kampionatin australian të futbollit dhe konfirmoi pranimin e ftesës për ndeshjen ndaj Islandës. Pas konfirmimit të Berishës, i cili tashmë ka marr edhe lejen e plotë nga FIFA, te Kosova pritet të vijnë edhe tre lojtarë të rinj.
Donis Avdijaj, Atdhe Nuhiu dhe Florent Hadergjonaj presin vetëm dokumentet e fundit nga qeveria e futbollit botëror, për të debutuar me fanelën e përfaqësueses. Ndeshja e përfaqësueses së Kosovës kundër Islandës me të gjitha gjasat do të luhet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.
Pas 4 ndeshjesh në Eliminatoret e këtij Botërorit, skuadra e Bunjakut ka vetëm 1 pikë, atë të marrë pikërisht ndaj Islandës, në fushën e kësaj të fundit.