AlbanianSport.com 27.03.2015 22:15
ASNN – Kosova ka pësuar humbje përballë Verder Bremenin, duke u mundur me rezultatin 0-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të premten. Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka mundur t’i bëjë ballë skuadrës gjermane, në atë që ishte miqësorja e dytë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Albert Bunjaku.
Kosovarët kanë pasur raste për të shënuar, por fati nuk ka qenë me ta, duke pësuar kështu dhe dy gola nga skuadra gjermane. Vendasit kanë kaluar në epërsi me anë të Ajçiçekut në minutën e 27-të të takimit dhe kanë vijuar ta mbyllin kështu pjesën e parë me këtë epërsi minimale.
Ndërkohë në 45 minutat e dyta, ka qenë Bartels, dy minuta para fundit, ai i cili ka çuar në 2-0 shifrat. Kjo është miqësorja e dytë e Kosovës e zhvilluar brenda këtij muaji, me ekipet gjermane. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut, të martën barazuan pa gola me Eintrahtin e Frankfurtit.