AlbanianSport.com 22/01/2019 18:25
ASNN – Ai është vetëm 19-vjeç por ka të ardhme. Është një prej portierëve që është në fokusin e shumë klubeve, por Mançester Siti që ka kartonin e tij tashmë synon t’i trefishojë pagën dhe ta mbajë në ekipin e së ardhmes. Bëhet fjalë për portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili aktivizohet me Mançester Sitin vetëm në ndeshjet e Kupës së Anglisë.
Dhe falë pritjeve të tij dhe paraqitjes mjaft cilësore, ai ka marrë mbështetjen e trajnerit katalan të Sitit, Pep Guardiola. Ky i fundit i ka propozuar klubit që t’iu rrisin pagën portierit nga Kosova, nga 3 mijë stërlina në javë që e ka aktualisht, në 10 mijë stërlina në javë. Nëse klubi do ta miratojë këtë propozim, atëherë Muriqi do të përfitojë mbi 500 mijë stërlina në vit, ose afërsisht 600 mijë euro.
Një shumë e konsiderueshme për një futbollist që nuk ka mbushur ende 20 vjeç. Vetë Guardiola e sheh atë si portierin e së ardhmes në radhët e Mancester Sitit dhe kjo është magjike për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës. Edhe në radhët e përfaqësueses tjetër shqiptare ai ka luajtur mirë, duke qenë një pikë e pakalueshme në Ligën e Kombeve dhe në përputhje me cilësitë dhe paraqitjen që ka bërë ekipi i trajnerit Bernard Shalondë në tërësi.