AlbanianSport.com 24/03/2021 23:10
ASNN – Mund Lituaninë 4-0 në Prishtinë, gati për sfidën e dyfishtë me Suedinë dhe Spanjën. Kosova ka mbyllur përgatitjet për dy sfidat e para të grupit B të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, me një miqësore ndaj Lituanisë, të zhvilluar të mërkurën në Prishtinë. Ndeshja e luajtur në mbrëmje në Stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, ka parë miqtë të rrezikojnë pas vetëm 6 minutash lojë, me anë të sulmuesit Arvidas Novikovas, por Kosova përgjigjet menjëherë me anë të Murriqit.
Ndërkohë që miqtë, por edhe vendasit kanë patur nga një rast, përkatësisht në minutat 17 dhe 24, është Kosova që do ta gjejë rrugën e rrjetës në të 27-ën, kur Arbër Zeneli përfiton nga pasimi i Fidan Alitit dhe ruan gjakftohtësinë, duke përshëndetur rrjetën. Në përgjithësi, skuadra e trajnerit Bernard Shalondë pati një paraqitje të mirë dhe pati disa raste të mira shënimi, siç ndodhi me Rashicën në minutën e 34-t dhe me Muriqin dy minuta më pas.
Por pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Kosovës, pavarsisht një rasti të baltikëve në fund, me anë të mesfushorit Vikintas Slivka. Pjesa e dytë ka qenë edhe më bindëse për Kosovën, e cila e ka dyfishuar epërsinë në minutën e 63-të, me një goditje me kokë të Muriqit, ndërsa 8 minuta më pas, Zeneli gjen golin e tij të dytë në këtë takim dhe të 3-tin për përfaqësuesen dardane. pasi shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes së Lituanisë që nuk reagoi, si duhet pas ndërthurjes së Besar Halimit e Lirim Kastratit.
11 minuta para fundit të kohës së rregullt, Kosova gjen edhe golin e katërt, me anë të të futurit në fushën në pjesën e dytë, Besar Halimi. Skuadra e trajnerit Bernard Shalondë fiton kështu 4-0 ndaj Lituanisë dhe përgatitet më së miri për sfidën e dyfishtë të fundmarsit, me Suedinë në shtëpi dhe me Spanjën në Sevilje.