AlbanianSport.com 02.04.2016 17:10
ASNN – Shqipëria është turpëruar në dy pjesëmarrjet e saj të fundit të përmasave olimpike, përkatësisht në Lojërat Olimpike “Londër 2012” dhe në Lojërat Evropiane “Baku 2015”.
Në të dy këto veprimtari madhore sportive të kalibrit ndërkombëtar, pa filluar mirë garat, sportistë nga kampi i Shqipërisë rezultuan pozitivë në testet e dopingut. Në Londër, u përjashtua nga garat peshëngritësi Hysen Pulaku.
Krse në Baku, një fat të tillë e pati boksieri Rexhildo Zeneli. Ata ishin sportistët e parë që rezultuan pozitivë mes mijëra të tjerëve, duke nxjerrë në pah Shqipërinë për të keq dhe duke njollosur imazhin e saj.
E një fat të tillë mund të ketë edhe Kosova. Jo se ka të dhëna që në Kosovë përdoret dopingu, por për atë se sportistët kosovarë do të shkojnë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” të patestuar.