AlbanianSport.com 22/06/2020 20:55
ASNN – Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që detyrontezhvillimin e veprimtarive sportive pa praninë e publikut. Të martën në mbrëmje, Ekzekutivi e ka votuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili do të hyjë në fuqi, që nga 28 qershori 2020.
Sipas Zemajt, ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve që ka marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Duhet theksuar se, ndryshe nga Shqipëria, ku po luhet vetëm futboll, Superliga e Kosovës në futboll, hendboll dhe volejboll, janë sportet e vetme kolektive që kanë rinisur veprimtaritë, për t’i mbyllur sezonet.
Që nga lejimi i veprimtarive sportive, ndeshjet janë luajtur pa praninë e shikuesve, kurse nga e diela e 28 qershorit, nuk do nuk do të ketë më ndalesa nga organet shtetërore dhe u mbetet federatave përkatëse që të vendosin lidhur më këtë çështje, duke respektuar protokollet shëndetësore.