AlbanianSport.com 06/02/2024 16:15
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i luajë tri ndeshje miqësore, dy në mars dhe një në qershor, ka njoftuar të martën Federata vendase e Futbollit (FFK). Më 22 mars 2024 do të luhet miqësorja ndaj Armenisë në Jerevan.
Katër ditë më pas, Kosova luan ndaj Hungarisë në Budapest. Miqësoren e fundit do ta ketë në Oslo ndaj Norvegjisë, më 5 qershor 2024. FFK-ja ka bërë të ditur se po bisedon edhe për një miqësore tjetër në qershor.
“Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës garë do të tërhiqet më 8 shkurt”, thuhet në njoftim.