Kosova, barazim dinjitoz me Zvicrën në Zyrih, vendasit shamngin humbjen

Share Button

AlbanianSport.com 29/03/2022 20:55

ASNN – Mbyllet 1-1 miqësorja “gjithëshqiptare” në Zyrih, “Dardanët”, paraqitje të kënaqshme. Kështu, është mbyllur në barazim 1-1 sfida e parë miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, që në fakt ishte një derbi shqiptarësh duke parë që helvetët kanë patur në përbërjen e tyre shumë të tillë. Pas një pjese të parë pa gola, Kosova kaloi e para në epërsi, ndërsa më pas barazuan helvetët. Kosova ka luajtur të martën miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Alen Zhires, teksa është përballur në Zyrih me Zvicrën vendase.

Pas fitores së thellë, 5-0, që arritën para pak ditësh ndaj Burkina Fasos në debutimin e veteranit francez, “Dardanët” kanë bërë një pjesë të parë të mirë përballë helvetëve, në atë ishte edhe ndeshja e 100-të me përftuesen e Zvicrës. Pas goditjes së lirë, por të pasaktë, të Xherdan Shaqirit për miqtë në minutën e 10-të, Amir Rrahmani rrezikoi me një goditje me kokë 3 minuta më pas, ashtu sikundër provoi, por gjithashtu pa rezultat, në minutën e 22-të edhe Gavranoviç për Zvicrën.

Minuta e 36-të sjell një tjetër rast të mirë për Kosovën, teksa Valon Berisha e vuri seriozisht në provë portierin helvet, ndërsa pjesa e parë, përtej dy rasteve të miqve, fillimisht me një tentativë të Zyberit dhe pastaj me një goditje të Shaqirit gjithashtu nga larg, por portieri Muriqi ka reaguar mirë, duke shmangur prekjen e rrjetës së tij, pjesa e parë do të mbyllur kështu pa gola. Ajo e dyta sheh Kosovën të gjejë golin e epërsisë në minutën e 52-të, kur, pas një gabimi në mbrojtjen e Zvicrës, Zymer Bytyqi pasoi te Milot Rashica, që në përpjekjen e dytë dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, Zvicra i ka barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 61-të, kur Xherdan Shaqiri nisi një aksion model të vendasve, që u finalizua nga Xhordan Lotomba me një goditje me kokë, duke shfrytëzuar edhe daljen e gabuar të Aro Muriqit dhe rrëshqitjen e Florent Hadërgjonajt. 18 minuta para fundit, Dresheviç godet bukur për Kosovën, por po aq bukur reagon portieri vendas. Kështu pra, është mbyllur në barazim 1-1 sfida e parë miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, që në fakt ishte një derbi shqiptarësh duke parë që helvetët kanë patur në përbërjen e tyre shumë të tillë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh