Gjergj Vyshka 03.11.2014 14:20
ASNN – Pesë ndeshje, pesë fitore. Ky është Korabi i sivjetëm, i plotfuqishëm në grupin e Veriut të Kategorisë së Dytë dhe me bindjen e plotë se pas gati gjysmëshekulli, do të mund të ngjitet një kategori më lart.
I ka vlejtur autogoli i Hoxhës në ndeshjen e djeshme në Yrshek me Olimpikun dhe më pas ka administruar epërsinë. Loja hera-herës është e ashpër, aq sa kryesori Prenga nuk e ka kursyer kartonin e verdhë për dibranët.
Por ajo që e ka bërë më të vështirë situatën tek vendësit ka qenë dalja me karton të kuq i Prençit dhe në fund Korabi ka marrë tripikëshin.
Olimpik – Korabi 0-1
Shënues: Hoxha 19’(a.g.)
Olimpiku: Prençi, Hoxha, Tushaj, Sulejmanaj, Muça, Brahimaj (Mema 68’), Shima, Duka, Mughollari (Bushi 70’), Milori, Fuçia (Kaloshi 60’). Trajner: A. Milori
Korabi: Livani, Laçi (Lleshi 46’), Bardhi, B. Doçi, I. Doçi (Toska 77’), Merdini, Karaj, Kacnija, Xhafa, Gjonpalaj (Adili 55’), Brahasani. Trajner: E. Laçi
Gjyqtarë: K. Prenga, B. Çuni (Laç), E. Burgu (Fushë-Krujë)
Kartonë të verdhë: B. Hoxha / Doçi, Brahasani, Laçi
Karton i kuq: Prençi