AlbanianSport.com 10.11.2014 09:45
ASNN – Grupi A, apo siç njihet ndryshem, grupi i Veriut, i Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ka luajtur dje vetëm 4 prej takimeve të javës së tij të 6-të, pasi ndeshja Domosdova-Olimpik nuk u zhvillua, ndërsa ndeshja tjetër, Teuta B-Luzi 2008, luhet sot dhe Korabi ka qenë pushim.
Kështu, në mungesë të dibranëve, Erzeni ka arritur të fitojë në fund, 4-3, në “festivalin e golave” në Patos dhe ka kapur kreun, edhe falë golaverazhit. Ndërkaq, në Stadiumin “Selman Stërmasi” është luajtur dje sfida mes Partizanit B dhe Shënkollit dhe, vetëm në minutën e parë shtesë, është Vatnikaj, i cili, pas një rrëmuje në zonën kundërshtare arrin të shënojë duke i dhënë fitoren të kuqve kryeqytetas.
Vora dhe Sukthi ndajnë nga një pikë mes tyre pas barazimit 2-2 në sfidën e djeshme, ndërsa Skrapari regjistron fitoren e parë në kampionat duke mposhtur minimalisht Tiranën B. Një fitore që u arrit falë golit të shënuar nga Xhizdari, i cili realizoi pas një ore lojë, drejtpërsëdrejti nga ekzekutimi i goditjes nga këndit.
Shijakasit dhe dibranët ndajnë kreun e renditjes, nga nga 15 pikë, të ndjekur nga Partizani, me dy pikë më pak, dhe Sukthi, me 11 pikë.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 6-të
(9-10 nëntor 2014)
Vora – Sukthi 2-2
Partizani B – Shënkolli 1-0
Skrapari – Tirana B 1-0
Albpetrol – Erzeni 3-4
Domosdova – Olimpik (nuk u zhvillua)
Teuta B – Luzi 2008 (sot)
Korabi pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Erzeni 6 5 0 1 18-10 15
- Korabi 5 5 0 0 10-3 15
- Partizani B 5 4 1 0 7-0 13
- Sukthi 6 3 2 1 8-4 11
- Luzi 2008 5 3 1 1 12-4 10
- Shënkolli 6 3 1 2 12-4 10
- Vora 5 1 2 3 7-9 5
- Tirana B 5 1 1 3 8-11 4
- Albpetroli 5 1 1 3 5-9 4
- Skrapari 6 1 1 4 1-13 4
- Olimpik 4 0 2 2 3-7 2
- Teuta B 5 0 2 3 1-6 2
- Domosdova 5 0 0 5 4-16 0