AlbanianSport.com 16.10.2016 09:05
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A2, ka luajtur të shtunën dy ndeshjet e javës së tij të 3-ta, teksa, për efekt kalendari, Flamurtari, ishte pushim.
Në Peshkopi, skuadra vendase e Korabit ka mbyllur gjithçka në 3 sete përballë Divjakës së vendit të fundit, duke iu bashkuar Flamurtarit në krye të renditjes, me pikë të plota, 6, pas dy ndeshjeve të luajtura.
Në takimin tjetër, të zhvilluar dje në Rrëshen, Apolonia ka arritur të fitojë në 4 sete ndaj Mirditës, duke u barazuar kështu me vendaset në kuotën e 3 pikëve.
Kampionatit Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 3-të
(15 tetor 2016)
Të shtunën:
Korabi – Divjaka 3-0
Mirdita – Apolonia 1-3
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Flamurtari 2 2 0 6-1 6
- Korabi 2 2 0 6-1 6
- Apolonia 3 1 2 5-7 3
- Mirdita 3 1 2 4-6 3
- Divjaka 2 0 2 0-6 0