Korabi, me 550 tifozë në Tiranë, por kënaqet me pikën ndaj Partizanit B

Share Button

Partizani-B-Korabi-free-kick

Gjergj Vyshka 11.12.2014 10:40

Të kuqtë të pafat, kurse portieri i dibranëve Livani ishte heroi i ndeshjes dje në “Selman Stërmasi”. Rekord shikuesish nga Peshkopia, 550 tifozë dibranë në mbështetje të skuadrës së Laçit. Korabi e ka kthyer në festë ndeshjen e djeshme në “Selman Stërmasi” ndaj Partizanit B, ndërsa një pikë ndaj të kuqve të Marko Pelinxhit e ka kënaqur skuadrën dibrane, e cila kështu ka mbajtur kryesimin e grupit të Veriut pas dhjetë javësh kampionat.

Një numër rekord shikuesish të ardhur nga Peshkopia, të cilët kishin mbushur një krah të stadiumit “Selman Stërmasi” në tribunën kryesore. 550-600 tifozë dibran, të cilët e kanë mbajtur gjallë atmosferën në ndeshjen më të rëndësishme të grupit të Veriut në Kategorinë e Dytë. Jo vetëm kaq, por nuk kanë munguar dhe ata që kanë bërë historinë dhe që kanë luajtur ndër vite me Korabin, të tillë si Ramazan Konçi, apo dhe Shpendi Kumbarçe.

Ndërkohë një vlerësim më vete për Partizanin mbetet nga presidenca e të kuqve. Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, së bashku me trajnerin Shpëtim Duro dhe ndihmësin e tij Klevis Dalipi kanë qenë në tribunën VIP. Ashtu siç ka qenë përkrah Pelinxhit dhe Berberit në pankinë edhe drejtori teknik i të kuqve Sulejman Starova dhe drejtori i Akademisë, Genc Tomori. Një ndeshje e luftuar, atje ku të kuqtë kanë qenë më shumë kërkues, më dominues në lojë dhe më shumë pranë portës dibrane.

Ismailaj në të majtë të sulmit të kuq gjithnjë ka qenë kërcënim për mbrojtjen dibrane, e cila në disa raste ka ndërhyrë dhe rëndë, aq Doçi ka dalë me të kuqe pas dy të verdhave. Por Partizani B ka qenë i pafat, ndërsa portieri Livani ka shmangur raste të pastra për shënim, thuajse-thuajse gola të sigurt. E kësisoj Korabi ka marrë një pikë të artë, ndërsa kur kanë mbetur dhe tre javë deri në përfundim të fazës së parë duket se është e sigurt si “kampione e dimrit”.

 

Partizani B – Korabi                                     0-0

Partizani B: Gjonikaj, Dulo (Kurti 83’), Ibrahimi, Beqiri, Agalliu, Lama (Limani 88’), Ismailaj, Metaj, Mustafa, Vatnikaj, Gjeçi (Sina 68’). Trajner: M. Pelinxhi.

Korabi: Livani, Lleshi (Laçi 76’), Dara, Bardhi, Doçi, Xhafa, Karanxha, Karaj, Braha (Ibra 80’), Toska (Adili 62’), Merdini. Trajner: E. Laçi.

Gjyqtarë: S. Çekaj, E. Çuni, E. Burgu (Laç)

Kartonë të verdhë: Agalliu, Ismaili / Doçi (2), Adili

Karton i kuq: Doçi

 

Kategoria e Dytë

 

Grupi A

 

Java e 10-të

(10-11 dhjetor 2014)

 

Të mërkurën:

Erzeni – Luzi 2008              1-0

Partizani B – Korabi            0-0

Teuta B – Domosdova        4-0

Sukthi – Shënkolli               2-4

Vora – Olimpik                      (e ndërprerë)

 

Të enjten:

Albpetrol – Tirana B             (13:00)

Skrapari                                  pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Korabi 9        8          1          0          14-3                25
  2. Erzeni 9        8          0          1          25-12              24
  3. Partizani B 9        6          2          1          12-1                20
  4. Luzi 2008   10        5          2          3          17-7                17
  5. Shënkolli 10        4          2          4          19-13              14
  6. Sukthi 9        3          3          3          12-11              12
  7. Vora             8        2          3          4          12-14              9
  8. Teuta B 10        2          3          5          11-13              9
  9. Albpetroli 8        2          3          3          7-10              9
  10. Olimpik 8        2          2          4          13-14              8
  11. Tirana B 8        2          2          4          13-16              8
  12. Skrapari 9        1          1          7          2-24              4
  13. Domosdova 9        1          0          8          7-26              3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Stavri Nica, trajneri i ri i Shkumbinit, do të ketë ndihmëse turken Aktash

Stavri Nica, trajneri i ri i Shkumbinit, do të ketë ndihmëse turken Aktash

AlbanianSport.com 06/02/2024 19:55 ASNN – Veterani pranon ofertën e klubit të Kategorisë së Dytë,

Dy trajnerët e Butrintit godasin futbollistin, përfundojnë në pranga

Dy trajnerët e Butrintit godasin futbollistin, përfundojnë në pranga

AlbanianSport.com 26/01/2024 20:45 ASNN – Neritan Novi dhe Dhiogjen Muça dhunojnë 21-vjeçarin

FSHF / Mbahet seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Parë dhe Të Dytë

FSHF / Mbahet seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Parë dhe Të Dytë

AlbanianSport.com 25/01/2024 15:20 ASNN – Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit

Duka: FSHF, tashmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri (III)

Duka: FSHF, tashmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri (III)

AlbanianSport.com 16/01/2024 20:50 ASNN – “Pasion, punë e palodhur e strategji me objektiva të qarta!”

Moti i keq shtyn 6 ndeshje të grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë

Moti i keq shtyn 6 ndeshje të grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë

AlbanianSport.com 02/04/2022 19:10 ASNN – Përballjet e javës së 19-të në Grupin e Jugut zhvendosen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh