Gjergj Vyshka 12.01.2014 17:40
Korabi që nga e premtja e ardhshme do të jetë e grumbulluar në Peshkopi për të vijuar përgatitjet e veta për nisjen e fazës së dytë, ndërsa më 22 shkurt në fushën e vet do të presë Sukthin.
Presidenti i Korabit, Fehmi Mziu, i ka bërë thirrje sportdashësve dibran që t’i qëndrojnë afër skuadrës, sepse ajo do të dijë jo vetëm të jetë kryesuese, por dhe të dalë në Kategorinë e Parë.
“Ekipi është më i fortë se kurrë, sepse përbëhet jo vetëm nga lojtarët e fazës së parë, por ka marrë dhe përforcime gjatë lëvizjeve të futbollistëve në dimër”, – ka thënë kreu i klubit dibran.
“Të gjithë së bashku duhet të jemi në mbështetje të Korabit për ta nxitur që të ecë mirë në pjesën e mbetur të rrugës për të qenë në fund Kampion i Kategorisë së Dytë e më pas dhe në Kategorinë e Parë. Ndaj le të themi të gjithë Forca Korabi Jonë”, – ka përfunduar Mziu.