Gjergj Vyshka 19.01.2015 11:55
Mani Livani është portieri i Korabit. Në kampionatin e Kategorisë së Dytë, teksa dibranët janë kryesues në grupin e Veriut, ai ka 720 minuta pa pësuar gol. Kurse në fakt rekordi dje është prishur, sepse ka pësuar tre gola në miqësoren me Burrelin. Përtej kësaj, të gjitha videot stërvitore të tij, që kanë ditë që bëjnë xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale, duket se kanë çmendur mediat.
Në mungesë të kushteve stërvitore, po pse jo dhe bazës materiale të nevojshme, Livani ka gjetur mënyra praktike për të zhvilluar reflekset e tij. Fluturime akrobatike mbi biçikleta e motoçikleta, apo mbi tavolinë, e pse jo dhe mbi beton. E vetëm kështu, por dhe për minutazhin që ka në kampionati, Livani është kthyer në personazhin e ditëve të fundit.
Aq sa paketa e transmetimeve televizive sportive me pagesë, “Supersport” dhe Televizioni “Agon Channel” e kanë ftuar, ndërsa ai ka treguar se pa futboll nuk mund të qëndrojë asnjë minutë. Ai është vetëm 22 vjeç dhe nga Burreli. Sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Mamurrasit si portier i dytë. Por vetëm pasi të shkonte në Peshkopi duhet të binte në sy për akrobacitë e rekordet e tij.