AlbanianSport.com 09/01/2017 08:50
ASNN – Në prag të takimit të Lozanës mes dy Koreve, që do të drejtohet nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Bah, për të diskutuar pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore në Pijeongçang më 9 deri më 25 shkurt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se deri në fund do ta mbajë një derë të hapur për koreano-veriorët. “Kemi pasur bisedime të shumta me të dy delegacionet në periudhën e fundit – bën të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në një komunikatë për shtyp – Kemi përfunduar pjesëmarrjen e atletëve të Koresë së Veriut, të cilët e kanë arritur normën e kualifikimit, ndërsa i kemi mbështetur ato përtej sanksioneve të Kombeve të Bashkuara”.