Kombëtarja / Zyrtare: Më 18 nëntor 2014, për herë të parë me Italinë

Share Button

Itali-Shqiper-flamujt

AlbanianSport.com 30.09.2014 23:30

ASNN – Për herë të parë histori, përfaqësuesja e Shqipërisë do të përballet me atë të Italisë në nivel të rriturish. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Tardini” të Parmës më 18 nëntor 2014, duke nisur nga ora 18:00. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarisht për AlbanianSport.com burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tashmë është zyrtare. Ajo që për shumë vite ka qenë një ëndërr për shumicën e sportdashësve shqiptarë do të bëhet realitet më 18 nëntor 2014, në ora 18:00, kur Kombëtarja kuqezi të zbresë në fushën e blertë të Stadiumit “Tardini” të Parmës për t’u ndeshur me Italinë.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për AlbanianSport.com burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, që kanë theksuar se në ditët në vijim pritet vetëm bërja publike e kësaj ndeshjeje. Kjo është ndeshja e parë në histori në nivel të rriturish midis përfaqësueseve të të dy vendeve, ndërsa duhet theksuar se jemi ndeshur dy herë me përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve, apo Shpresave.

Një herë ka qenë në vitit e lartë 1984, në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe, ku Italia na mundte me një gol të vetëm, si në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ashtu edhe në Bari, në ndeshjen e kthimit. Përballja e dytë ka ardhur pak vite më parë, kur Italia e Nën-21-vjeçarëve të drejtuar nga Pjerluixhi Kaziragi do të na mundte 4-0 në fushën e vet dhe 1-0 në Durrës.

Miqësorja me Shqipërinë më 18 nëntor 2014 dëshmon se fqinjët tanë të përtej Adriatikut na vlerësojnë si një kundërshtar potencial për të testuar veten. Për më tepër, fitorja në fushën e Portugalisë i ka dhënë zemër e besim kombëtares shqiptare të futbollit, por njëkohësisht e ka rivlerësuar pozitivisht në sytë e të tjerëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh