Kombëtarja / Xhovani De Biazi rrëfen “recetën” e suksesit kuqezi

Share Button

De-Biazi-pasaporta

Adriatik Balla 15.05.2015 10:55

Në një intervistë për portalin “Allfootball.it”, trajneri i përfaqësueses tonë, Xhovani De Biazi, tregon faktorët e suksesit të tij. Në artikull evidentohet se De Biazi është trajneri që po rishkruan historinë e futbollit shqiptar dhe falë tij Kombëtarja Shqiptare është një ndër zbulimet e këtij sezoni në futbollin evropian, në garë për të siguruar një vend në Euro-2016 dhe mbetet e pamposhtur në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën e Serbinë si skuadrat më të kuotuara.

Pyetjes se si ia ka dalë që Shqipëria, që disa vjet më parë konsiderohej si një ndër ekipet e dobëta të Evropës, të kthehet në një skuadër që meriton respektin maksimal, De Biazi i përgjigjet në këtë mënyrë: “Nuk ka sekrete të veçanta. Motoja jonë është organizimi. Kujdesemi për detajet në fazën kur nuk zotërojmë topin. Jemi kompaktë dhe të bashkuar, repartet lëvizin sipas logjikës precize dhe të parashikuara. Ia dalim në këtë mënyrë të kemi një fazë mbrojtëse efikase dhe reduktojmë në maksimum rreziqet.”

“Skuadra ka një identitet preciz”, – shprehet trajneri italian i përfaqësueses kuqezi. Të gjithë ata që ndjekin Kombëtaren e kanë vënë re padyshim larminë e skemave në goditjet standarde, diçka mbi të cilën punohet shumë, siç thekson vetë De Biazi. “Edhe në fazën e zotërimit të topit jemi të mirëorganizuar dhe kujdesemi shumë për detajet, – vijon italiani. Në topat inaktivë për shembull, studiojmë skema të ndryshme në varësi të kundërshtarit.”

“Në Eliminatore kemi realizuar tre gola nga goditjet nga vendi, një rezultat i mirë ky”, -shtoi trajneri i Kombëtares kuqezi. Kur bëhet fjalë për një skuadër si Shqipëria që nuk ka superyje apo futbollistë që vlejnë dhjetëra miliona, një aspekt tejet i rëndësishëm është ai psikologjik. “Punojmë shumë në këndvështrimin psikologjik, – zbulon trajneri. -Kemi kërkuar t’u injektojmë djemve kurajo. Ju kemi bërë të kuptojnë se ne nuk jemi as një “Hirushe” dhe as një viktimë për t’u sakrifikuar.”

“Faktet po e provojnë diçka të tillë”, – theksoi më tej trajneri kuqezi. De Biazi, veç të tjerash, bën të ditur se po punon për një projekt të përcaktuar qartë dhe që mbi të gjitha është afatgjatë, duke dhënë sinjale për një të ardhme kuqezi edhe pas kampionatit Evropian “Francë 2016”. “I kemi vënë vetes objektiva, mbi bazën e të cilëve kemi vendosur edhe kohët dhe në funksion të tyre kemi filluar punën, – thotë italiani. – Është bërë për shembull, një punë e shkëlqyer për zbulimin e lojtarëve.”

“Kemi kërkuar me kujdes lojtarët duke i ndjekur në kampionatet kryesorë të Evropës, dhe pastaj i kemi zgjedhur në bazë të aftësive të tyre, pa asnjë ndikim nga jashtë, pasi punojmë për perspektivën, – ka vijuar De Biazi. – Grupi ka ndryshuar shumë në krahasim me trajnerët e mëparshëm, përbëhen nga elementë të rinj, në të paktën ¾-tën e tij. Nga garda e vjetër nuk ka mbetur pothuajse asnjë dhe me këtë grup synojmë të përballojmë të paktën dy cikle në Eliminatoret e Evropianit.”

“E kemi ndërtuar enkas kështu, për të punuar për të tashmen duke menduar për të ardhmen”, – përfundoi De Biazi. Në artikull jepen edhe dy nga skemat e përgatitura nga trajneri De Biazi dhe ndihmësi i tij Tramezani ku shpjegohet si punohet për të përmirësuar sulmin dhe mbrojtjen. Në të parën shpjegohet rreshtimi i dy skuadrave në bazë të sistemit që kërkohet të adaptohet me njërën që vetëm sulmon dhe duhet të shënojë në dy porta, dhe tjetrën që ka për detyrë vetëm të mbrohet.

Kjo skemë mund të aplikohet në bazë të rregullave të ndryshme, me jo më shumë se dy prekje për lojtar, topin që luhet vetëm dherazi, vetëm me krosa apo vetëm në linjë vertikale. Në skemën e dytë dy skuadrat shfrytëzojnë fushën që ndahet horizontalisht dhe vertikalisht në katër zona dhe kur njëri nga formacionet humbet topin, të gjithë sulmuesit duhet të qëndrojnë në zonën ku ndodhen deri sa të rikuperohet topi. Detaje vërtet interesante që konfirmojnë se në rritjen e nivelit të Kombëtares asgjë nuk i është lënë rastësisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh