AlbanianSport.com 16/10/2018 09:45
ASNN – Na paralajmëron edhe UEFA: Shqipërinë e shpëton nga rënia në Ligën D vetëm fitorja me Skocinë. Shqipëria ka në kalendar edhe një ndeshje për të luajtur në Ligën e Kombeve, atë ndaj Skocisë, një takim që luhet në Stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës më 17 nëntor 2018. Ky është shansi i fundit për trajnerin Kristian Panuçi që të shpëtojë të paktën nderin e tij e të skuadrës për të mos rënë një kategori më poshtë.
Është vetë UEFA e cila paralajmëron Shqipërinë me një informacion të shkurtër, duke thënë se rënia një kategori më poshtë evitohet vetëm nëse kuqezinjtë fitojnë ndeshjen e fundit ndaj Skocisë. Renditja e grupit është komplikuar së tepërmi, por dukshëm Shqipëria ka vetëm shanse matematikore por jo shanse reale për ta mbyllur në vend të parë, ndërsa rënia në Ligën D shihet, fatkeqësisht, një opsion më i realizueshëm.
Që të mos turpërohemi e të luajmë sezonin tjetër të Ligës së Kombeve me rivalë si San Marino, Gjibraltari e Ishujt Faroe, duhet të fitojmë patjetër me Skocinë më 17 nëntor 2018 në Shkodër. Pikërisht këtë thotë edhe UEFA, që Shqipërinë e shpëton nga rënia në Ligën D vetëm fitorja bindëse ndaj Skocisë.