Kombëtarja / UEFA, kontrolle anti-doping që pa gdhirë, vonohet stërvitja

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-Cikalleshi-Loriku-bisede

AlbanianSport.com 25.05.2016 21:15

ASNN – Futbollistët e Kombëtares shqiptare u janë nënshtruar një testi antidoping. Inspektorët e sektorit të antidopingut të UEFA-s kanë qenë të mërkurën në mëngjes në qendrën e grumbullimit të kuqezinjve në Austri. Sipas një liste të përcaktuar më parë prej tyre, 10 futbollistë i janë nënshtruar analizave. Kjo është hera e dytë që UEFA kryen test antidoping për lojtarët kuqezinj.

Organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, ka zhvilluar një kontroll antidoping për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Inspektorët e sektorit të antidopingut në UEFA kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të Kombëtares kuqezi në Austri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Menjëherë pas zgjimit, 10 futbollistë u janë nënshtruar testeve përkatëse antidoping.

Cikalleshi, Berisha, Lenjani, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Memushaj e Abrashi ishin midis futbolistëve të cilëve iu kryen analizat. Në listë ishin edhe Ansi Agolli dhe Burim Kukeli por këta ende nuk janë bashkuar me skuadrën në grumbullim. Në mungesë të tyre, testit antidoping iu nënshtruan Migjen basha dhe Andi Lila. Futbollistët e përzgjedhur kanë kryer analizat e urinës dhe të gjakut.

Kjo gjë bëri që stërvitja e parë e programuar për të mërkurën paradite nën drejtimin e trajnerit De Biazi, të niste me 15 minuta vonesë. Kjo është vizita e dytë që inspektorët e UEFA-s ushtrojnë kontroll antidoping të befasishëm për kombëtaren shqiptare. Hera e parë ishte në mars, kur kombëtarja do të luante në Austri dy miqësore ndaj Austrinë dhe Luksemburgun.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh