AlbanianSport.com 25.05.2016 12:55
ASNN – UEFA ka zhvilluar një kontroll antidoping për futbollistët e kombëtares shqiptare. 10 futbollistë, mes tyre Cikalleshi, Berisha, Lenjani, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Memushaj e Abrashi iu nënshtruan testeve përkatëse antidoping.
Në listë ishin edhe Ansi Agolli dhe Burim Kukeli por këta ende nuk janë bashkuar me skuadrën në grumbullim. Në mungesë të tyre, testit antidoping iu nënshtruan Migjen Basha dhe Andi Lila.
Kjo është vizita e dytë që inspektorët e UEFA-s ushtrojnë kontroll antidoping të befasishëm për kombëtaren shqiptare. Hera e parë ishte në mars, kur Kombëtarja do të luante në Austri dy miqësore ndaj Austrinë dhe Luksemburgun.