Kombëtarja / Trajneri Souza: Ndeshja me Shqipërinë vlen gjithçka

Share Button

AlbanianSport.com 11/10/2021 20:10

ASNN – Trajneri Paulo Souza dhe futbollisti Kamil Glik i vlerësojnë lart kuqezinjtë e Rejas. Një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë, përfaqësuesja e Polonisë ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku kanë dalë trajnerin Paulo Souza dhe futbollisti Kamil Glik. Për portugezin e stolit polak, ndeshja e së martës në “Arenën Kombëtare” do të jetë një duel ku do të luhet për gjithçka. “Nuk ka sekrete në këtë ndeshje, pasi ne e dimë sesi luan Shqipëria dhe ata e dinë sesi luajmë ne”, – ka thënë ai.

“Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt, – ka vijuar trajneri i Polinisë. – Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikas në rastet e krijuara. Shqipëria ka lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do jetë një ndeshje e fortë. duhet të jemi më të saktë në konkretizim. për mua kjo ndeshje vlen gjithçka, është gjithçka për ne sfida me Shqipërinë. Që në ndeshjen e parë e thashë që Shqipëria është një skuadër e fortë dhe është e vështirë të luash ndaj tyre.”

“Një skuadër e fortë dhe që lufton shumë në mesfushë, – ka vijuar ish-futbollisti i njohur. – Ata janë të fortë jo vetëm individualisht, por edhe lidhen mjaft mirë jo vetëm në sektorin e tyre të lojës, por edhe midis sektorëve me njëri-tjetrin. Ne do të na duhet të luajmë fort që nga fillimi, sepse kjo ndeshje nuk mund të presë.” Madje trajneri i përfaqësueses polake ka qenë mjaft i qartë në atë që kjo ndeshje përfaqëson për të, duke thënë: “Kjo ndeshje nuk është një duel për të humbur a fituar diçka, kjo është për të luajtur për gjithçka”.

“Për ne ka shumë rëndësi mendësia, – ka vijuar më tej Paulo Souza. – Jemi të fokusuar, po punojmë dhe po rritemi si në lojë ashtu edhe në grup. Jemi më të organizuar dhe ushtrojmë presion. Unë preferoj lojë kolektive, por kemi dhe elementë cilësor që mund të vendosin në çdo moment ndeshjen. Duhet të kemi forcën e grupit dhe mentaliteti është i rëndësishëm për ne. Duhet të luajmë njësoj si në shtëpi ashtu dhe jashtë fushës tonë, por me strategji të ndryshme.” Takimi Shqipëri-Poloni luhet të shtunën, duke nisur nga ora 20:45.

Anglia kryeson renditjen e grupit I, me 19 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 15, Polonia me 14, Hungaria me 10, Andorra me 3 dhe mbyll renditjen San Marino, me 0 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh