Kombëtarja / Trajneri Reja shpall listën për sfidat me Hungarinë & Poloninë

Share Button

AlbanianSport.com 03/10/2021 18:40

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka bërë publike listën me emrat e 25 lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Lista kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullimin e fundit, teksa risia është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vajekanonn në Spanjë.

Ndërkaq, rikthehen në dispozicion Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Frederik Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, i cili është dëmtuar pak ditë më parë dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime, teksa pas impenjimeve me klubet në fundjavë lojtarët do të grumbullohen të hënën në kompleksin e tyre stërvitor në Durrës për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për Kombëtaren në Eliminatoret e Botërorit. Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në fushë të huaj.

Më 12 tetor, në Stadiumin “Arena Kombëtare”, kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë. Të hënën trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë në konferencë për shtyp, që do të zhvillohet në orën 13:15 në Durrës, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e tetorit:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh