Kombëtarja / Trajneri Panuçi projekton 26 kuqezinjtë, të enjten lista

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2019 17:30

ASNN – Cilat janë mungesat dhe ristë e Kombëtares për sfidat përballë Turqisë dhe Andorrës. Eliminatoret e Evropianit 2020 shënojnë një gur kilometrik për Kombëtaren kuqezi e sidomos trajnerin e saj, Kristian Panuçi. Përkundër asaj që trajneri është ankuar gjithmonë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuara dhe pjesëmarrjes së dështuar në Ligën e Kombeve të Evropës, duhet theksuar se 2019-ta ka qenë pozitiv një vit pozitiv për futbollistët e Kombëtares.

Gjithçka do të qartësohet të premten, por në përgjithësi ekziston një ide e përgjithshme sa u përket lojtarëve të cilët pritet të jenë në dispozicion të grumbullimin e 17 marsit 2019. Në portë nuk ka shumë dilema, me të zakonshmit e Serisë A, Etrit Berishën, dhe Thomas Strakoshën në formë dhe në mbështetje të tyre Alban Hoxhën e Partizanit. Në mbrojte, aty ku mungon Mërgim Mavraj i ndëshkuar me kartonë të kuq në ndeshjen ndaj Skocisë në Shkodër, pritet të rikthehet Ivan Balliu dhe Naser Aliji, që duket se e kanë marrë ftesën nga Panuçi.

Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Ardian Ismajli, Kastriot Dermaku dhe Egzon Binaku janë emrat e konfirmuar tanimë, me këtë të fundit që sidoqoftë ka luajtur më pak. Mesfusha, aty ku Ermir Lenjani ka shprehur habinë e lënies jashtë, të konfirmuar mendohet të jenë Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ledian Memushaj, Emanuele Ndoj, Ergys Kaçe, Migjen Basha, Andi Lila dhe Keidi Bare. Në pikëpyetje është Sabien Lilaj dhe Ylber Ramadani.

Kurse risi mund të jetë Kristi Qose, talenti shqiptar që luan në Sllovaki. Mungesa e Fiorin Durmishajt dhe Marios Vrushaj, nënkupton se krahas rikthimit të Armando Sadikut, por edhe Eros Grezdës, Myrto Uzuni është i sigurt, ndërsa kontingjentin pritet ta plotësojnë Bekim Balaj, Rei Manaj dhe Xhakomo Vrioni. Megjithatë, gjithçka mbetet vetëm në kuadër të hipotezave, pasi e enjtja do të sqarojë se cilët janë ata të cilëve Panuçi do t’u besojë përballë Turqisë  dhe Andorrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh