AlbanianSport.com 08.12.2016 18:45
ASNN – Për trajnerin e përfaqësueses italiane, Xhampiero Ventura, ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja e dy viteve të fundit.
Ventura tha se një fitore kundër skuadrës së homologut Xhovani De Biazit, vlen më shumë se me Spanjën.
“Çdo rezultat tjetër përveç fitores, na heq mundësinë për të qenë të parët në grup”, ka thënë trajneri italian sa i përket sfidës me bashkëatdhetarin e tij.
Ventura shpjegon arsyen pse Federata Italiane e Futbollit zgjodhi që kjo ndeshje të luhet në Palermo.
“Do të luajmë këtu sepse Palermo e ka mbështetur gjithmonë kombëtaren, dhe skuadra do të ketë vërtetë nevojë për tifozët në këtë ndeshje”, – ka thënë Ventura.
Trajneri i “Axurrëve” ishte për vizitë në Palermo në turin që po zhvillon Federata Italiane e Futbollit për të zbuluar dhe promovuar talente të reja.
Ndeshja Itali-Shqipëri do të luhet në datën 24 Mars të vitit 2017, në orën 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.