Kombëtarja / Tjetër lajm i keq, Lenjani lë grumbullimin, në dyshim edhe Grezda

Share Button

AlbanianSport.com 14/11/2018 14:20

ASNN – Në seancën e sotme paradite mesfushori Ermir Lenjani nuk ia doli as të stërvitet. Ai u pa duke çaluar dhe në fund u largua nga grumbullimi, duke mos ia dalë të jetë në dispozicion të trajnerit Kristian Panuçi për duelin e madh të 17 nëntorit kundër Skocisë. Problemet e Lenjanit kishin filluar ditë më parë, dje e bëri pushim për të rikuperuar energjitë, por sot në mëngjes u pa qartë se lojtari nuk është i gatshëm.

Ai ka problem dëmtimi dhe do të detyrohet të braktisë grumbullimin e kuqezinjve në Durrës. Si të mos mjaftonte Lenjani, një tjetër lajm i keq për trajnerin Kristian Panuçi vjen nga brenda grupit. Edhe Eros Grezda ka probleme. Ai dyshohej dje dhe zbriti sot në stërvitje, por e nisi me 10 minuta me vonesë, pasi u këshillua me fizioterapistin Ylli Mihali.

Grezda ka një shqetësim muskular që mund ta rrezikojë të mos luajë në dy duelet e radhës ndaj përfaqësueses. Dje Grezda mbajti akull në këmbë për të mos rrezikuar, ndërsa sot bëri një seancë stërvitore të diferencuar. Synimi i stafit mjekësor të Kombëtares është ta ndjekin me kujdes rikuperimin e Grezdës në mënyrë që ai të jetë gati për duelin me Skocinë.

Grezda po kalonte një moment mjaft të mirë me Gllasgou Rejnxhërs dhe vinte nga një dygolësh fantastik, teksa njeh mirë dhe lojën e kundërshtarëve. Mbetet të shihet rikuperimi i tij, teka i gjithë stafi shpreson që ai të jetë i gatshëm për duelin e 17 nëntorit në “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës. Largimi i Lenjanit hap probleme, por Panuçit i duhet të bëjë pa të.

Por edhe të shohë mundësinë e angazhimit të Egzon Binjakut në këtë krah, ose të Emanuele Ndojit apo Ledian Memushajt. Me dëmtimin e Lenjanit dhe mungesën e sigurt të tij, por edhe rrezikun e mosrikuperimit në kohë të Grezdës, ka gjasa që trajneri italian të ndryshojë skemë për ndeshjen ndaj Skocisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh