Kombëtarja / Titullarët pa skuadër, “sikleti” i madh i De Biazit për shtatorin

Share Button

ABK-De-Biazi-kuq

AlbanianSport.com 10.08.2015 08:35

ASNN – Teksa Kombëtarja po përgatitet për dy ndeshje shumë të rëndësishme në fillim të shtatorit, disa prej futbollistëve me influencë në lojën e skuadrës nuk kanë gjetur akoma një ekip për edicionin e ri. Mbrojtësit Lorik Cana, Andi Lila, Arlind Ajeti dhe mesfushori Migjen Basha ende nuk e dinë se ku do të luajë edicionin e ardhshëm. Sikur të mos mjaftojnë këto, në mbrojtje problemi tjetër lidhet me Mërgim Mavrajn, që mungon për shkak dëmtimi. Pikërisht qendra e repartit mbrojtës është një shqetësim i madh për trajnerin De Biazi.

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi në tërësinë e tyre janë të stabilizuar me skuadrat përkatëse dhe presin një edicion të ri serioz e të suksesshëm, me shpresë se mund të shkojnë më lart se sa aktualisht. Por ka dhe nga ata që nuk e kanë gjetur vetveten dhe ky ka qenë një shqetësim jo vetëm për ata, por edhe për trajnerin e Kombëtares, Xhovani De Biazi. Ky i fundit po bën llogaritë për ndeshjet e 4 dhe 7 shtatorit 2015, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.

Në këto përballje janë me pikëpyetje disa futbollistë të formacionit bazë, sepse nuk luajnë rregullisht dhe kanë mbetur pa skuadër. Në mesfushë Andi Lila nuk ka gjetur një skuadër të nivelit të lartë, megjithëse është pjesë e Parmës së sapo rënë në nivelet inferiore për shkak të problemeve të këtij klubi. Në mbrojtje, Lorik Cana dhe Arlind Ajeti janë pa skuadër dhe në kërkim të klubeve të reja. Deri më tani, ata nuk kanë gjetur skuadër dhe, për më tepër, nukjanë stërvitur rregullisht dhe kjo shihet si shqetësuese.

Nëse situata vijon e tillë, atëherë të dy futbollistët do ta kenë të vështirë të aktivizohen ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Së fundmi, një tjetër lojtar që po kërkon skuadër është mesfushori Migjen Basha, i larguar tashmë nga Torino. Të katër lojtarët janë nga më kryesorët për De Biazin dhe shqetësimi i trajnerit ka bazë të fortë. Ai e ka pohuar këtë shqetësim jashtë kamerës për Televizionin Shqiptar, duke shprehur edhe dëshirën e tij që kjo gjendje do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh