Kombëtarja / Stërvitja kuqezi, 4 në dyshim, De Biazi në dilema të 11-shes

Share Button

Kombetarja-stervitja-Durres-2015

AlbanianSport.com 06.10.2015 10:20

ASNN – Në seancën e fundit stërvitore të Kombëtares, trajneri Xhovani De Biazi ka filluar të mendojë për më të keqen, mosriaftësimin e plotë të Lorik Canës. Edhe pse kapiteni i Kombëtares kuqezi i është bashkuar grupit të ftuar nga De Biazi, ai nuk ka bërë asnjë stërvitje të plot, por vetëm disa nxehje, veçantë nga pjesa tjetër e skuadrës.

De Biazi e ndau skuadrën në dy grupe, Lorik Cana dhe Burim Kukeli, që sapo janë riaftësuar nga dëmtimet që kanë pësuar me Nantën dhe Zyrihun, për momentin nuk konsiderohen pjesë e formacionit titullar që do të hidhet në fushë ndaj Serbisë në mbrëmjen e 8 tetorit.

Për të qenë i përgatitur për më të keqen trajneri italian provoi në qendër të mbrojtjes Arlind Ajetin me Berat Gjimshitin. Me pjesën tjetër të skuadrës nuk është stërvitur mesfushori i Tiranës, Ervin Bulku, i cili vazhdon të vuajë problemet në shpinë. Në stërvitjen e fundit, nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi Naser Aliji, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në tendinën e kaviljes së djathtë.

Ndeshja me Serbinë është tepër e rëndësishme për Eliminatoret e “Euro 2016”-s. Trajneri De Biazi pati në dispozicion gjatë stërvitjes të gjithë futbollistët, përveç Ervin Bulku, i cili është i dëmtuar. Në stërvitjen e të martës paradite, trajneri kuqezi i la gazetarët të ndiqni përgatitjet për një kohë më të gjatë se zakonisht, duke treguar se ekipi i qetë para sfidës së 8 tetorit.

Pak shqetësime shfaqi mbrojtësi Naser Aliji, për shkak të problemit me tendinën e këmbës së djathtë, ndërsa kapiteni Lorik Cana u stërvit me ngarkesë të plotë. Loja e kuqezinjve pritet të mbështetet në atë me shumë pasime, nisur hapësirat që mund të krijohen nga shtatlartësia e mbrojtësve serbë. De Biazi pranoi gjatë daljes për mediat se e ka formacionin në kokë, por pa e zbardhur atë.

Megjithatë nuk priten shumë ndryshime nga takimet me Danimarkën dhe Portugalinë. Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës që mund të bëhet e prekshme që në sfidën me Serbinë, të enjten në “Elbasan Arena”. Takimi midis Shqipërisë dhe Serbisë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në një transmetim maratonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh