AlbanianSport.com 22.06.2016 15:55
ASNN – Shqipëria pret sot mrekullinë e fundit për të mundësuar vazhdimësinë në Euro 2016. për këtë duhet që Hungaria të mundë Portugalinë në grupin F dhe Italia e Belgjika të mos humbasin në ndeshjet e tyre në grupin E. Kështu, Kombëtarja kuqezi pret sot shansin e fundit për t’u kualifikuar për në turin e Euro 2016-s.
Një mrekulli, e cila mund të vijë në përfundim të ndeshjeve të fundit të grupit E dhe F, të cilat luhen sot. Konkretisht, shqiptarët do të bëjnë sot “tifo” që Hungaria të mundë Portugalinë dhe që Italia me Belgjikën të mos humbasin në ndeshjet e tyre. Ndërsa në grupin E, Italia përballet me Irlandën dhe Belgjika me Suedinë.
Pra barazimi dhe fitorja e Italisë dhe Belgjikës bën që në vendin e tretë të jetë Suedia dhe Irlanda, pa e kaluar kuotën e dy pikëve, një më pak se Shqipëria. Ndërsa në grupin F gjithë vëmendja është përqendruar te një ndeshje. Shqipërisë i vjen për shtat eliminimi i Portugalisë.
Pra duhet të fitojë Hungaria me skuadrën e Kristiano Ronaldos. Vetëm tre pikëshi i hungarezëve i leverdis Kombëtares kuqezi, pasi kështu lë skuadrën luzitane në kuotën e dy pikëve.