Nga Ermal Tahiri 08.10.2015 14:25
Kjo është ndeshja e historisë së futbollit shqiptar, është ndeshje që Kombëtarja jonë, çunat tanë duhet të tregojmë se me lojën disiplinën dhe teknikën taktikën që është ndjekur me trajnerin, kanë ardhur deri këtu.
Nuk i kanë sjellë mediat deri këtu ku janë, që shkruajnë dhe përcjellin vetëm “luftë, Futbolli është një lojë që në qoftë se lojtarët nuk argëtohen dhe nuk luajnë me dëshirë dhe me besimin për të fituar këtë lojë, nuk mund të japin maksimumin.
Prandaj, besoj se djemtë do të marrin atë që ata e dinë më mirë ta bëjnë në fushën e blertë, fitoren. Unë besoj tek De Biazi, tek çunat dhe tek ajo që ne kemi traditë të mirëpresim të gjithë njësoj si mysafirët
Nëse biem në provokimet e serbëve, ne nuk fitojmë asgjë. Duhet të kemi parasysh diçka: Platinia nuk na e fal 3-pikëshin që ne ja morën në “CAS”-in e Lozanës, prandaj duhet shumë kujdes për ndërprerje të mundshme të ndeshjes.
Fitore, fitore sot për Kombëtaren…! Nuk hyra në detaje teknike sepse sot nuk fiton rreshtimi apo skemat apo taktikat, sot fiton zemra…