Kombëtarja / Sonte ndeshja e fundit në grup, De Biazi, sërish ndryshime

Share Button

Rumani-Shqiperi-tabela

AlbanianSport.com 19.06.2016 07:55

ASNN – Sot në mbrëmje Shqipëria do të luajë me Rumaninë, ndeshjen e tretë të vlefshme për grupin A, në Euro 2016. Deri tani kuqezinjtë kanë pësuar dy humbje, ndaj, në Stadiumin e Lionit, djemtë e De Biazit luajnë të gjitha shanset për kualifikim. Vetëm fitorja i mundëson Kombëtares kuqezi shansin e kalimit të grupit si një nga skuadrat e treta me renditjen më të mirë në grupe.

Shqipëria luan shansin e fundit sot në mbrëmje, të qëndrimit ose jo më tej në fazën finale të Euro 2016, kur në stadiumin e Lionit, do të ketë përballë Rumaninë. Për të patur një mundësi kualifikimi, si një nga katër skuadrat e treta më të mira, kuqezinjve u duhet patjetër fitorja. Pas dy ndeshjeve të para të humbura, do të provohet të shënojnë golin, i cili do t’i çojë drejt vazhdimit të ëndrrës.

Ndaj Rumanisë, trajneri Xhovani De Biazi ka vendosur të aktivizojë këtë formacion në sfidën ndaj Rumanisë: në portë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli. Në mungesë të Kukelit të pezulluar për shkak kartonësh, organizator do të jetë Migjen Basha. Mesfushorë të tjerë janë: Lenjani, Abrashi, Memushaj dhe Lila. Në sulm, do të jetë sërish Sadiku, edhe pse ka shpenzuar shumë energji në ndeshjen e fundit me Francën.

Ndeshja Shqipëri-Rumani do të gjykohet nga çeku Pavel Kralovec. Për trajnerin De Biazi do të mungojnë në këtë sfidë, Naser Aliji dhe Taulant Xhaka, të cilët janë dëmtuar në stërvitjen e fundit. Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka rënë në Lion, tapeti i blertë i fushës së stadiumit ku do të luhet sot në mbrëmje ndeshja Shqipëri-Rumani është dëmtuar.

Ndaj UEFA, edhe për të përfituar kohë në rikuperimin e fushës, ka vendosur që skuadrat, si Rumania dhe Shqipëria të mos stërviten në këtë stadium. Seancat stërvitore skuadrat i kanë kryer në stadiumin e vjetër të Lionit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh