AlbanianSport.com 18.06.2016 12:05
ASNN – Ekipi ynë kombëtar ka udhëtuar sot drejt qytetit të Lionit, ku do të luajë të dielën takimin e fundit në kuadër të grupit A të Evropianit “Francë 2016”, atë kundër Rumanisë.
Sipas axhendës së bërë të ditur paraprakisht, Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi do të kryejë sot pasdite stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, në “Stadë dë Lion”.
Ndërkohë, dje kombëtarja ka zhvilluar vetëm një stërvitje. Ekipi i drejtuar nga De Biazi është stërvitur në fushën e kompleksit sportiv “Iv”, në Perrò Girek, ku Shqipëria po përgatitet prej 11 ditësh në fazën finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.
I vetmi që ka zhvilluar stërvitje të diferencuar ka qenë Memushaj, i cili kryesisht ka zhvilluar ushtrime dhe sprinte të lehta por nga stafi mjekësor konfirmohet, se nuk ka shqetësime serioze.