Kombëtarja / Shqipëria gjen kundërshtar për miqësoren e 26 marsit

Share Button

Armando-Duka-flet-2016

AlbanianSport.com 29.01.2016 14:35

ASNN – Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një fazë finale të Evropianit dhe, deri në muajin qershor, do të jetë një periudhë përgatitjesh për të dhënë rezultat edhe në këtë veprimtari madhore të futbollit kontinental të përfaqësueseve. Ndeshjet miqësore të muajit mars do t’i shërbejnë trajnerit Xhovani De Biazi të shikojë formën e lojtarëve apo të gjejë edhe ndonjë element të ri.

Duke folur gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave të reja të Kombëtares, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, konfirmoi miqësoren e 26 marsit 2016. “Kemi një ndeshje më 26 mars me një ekip pjesëmarrës në Kampionatin Evropian, por, po kërkojmë edhe një kundërshtar që të luajmë në Shqipëri më 29 mars 2016”, – tha ai në përgjigjje të interesimit të mediave.

Sfida e parë do të zhvillohet në fushë kundërshtare dhe rivalët e përfolur më parë kanë qenë Kroacia, Turqia dhe Polonia. Shqipëria ndodhet në një grup të vështirë në Euro 2016. Pretendentët kryesorë janë Franca e Zvicra, por nuk duhet nënvlerësuar edhe Rumania. Por, sipas kreut të organizmit që qeveris futbollin shqiptar, përfaqësuesja kuqezi nuk do të niset si e humbur drejt “Francë 2016.

“Do të shkojmë për të bërë kampionatin tonë dhe të jemi një vlerë e shtuar, – ka thënë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. – Shpresoj që të qëndrojmë sa më gjatë në Francë.” Shqipëria do të ketë takimin e parë me Zvicrën më 11 qershor 2016 në Lens. Ky do të jetë një “derbi” për shkak të lojtarëve të shumtë me origjinë shqiptare në përfaqësuesen zvicerane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh