AlbanianSport.com 20/10/2018 09:35
…vijon nga dje
ASNN – I dyti më efikas është çuditërisht një mbrojtës, Adrian Aliaj, me 8 gola të realizuar në 29 ndeshje, pra me një koeficient afro 0.3 gola për ndeshje. Duke marrë parasysh se ishte mbrojtës, Aliaj duhet të jetë praktikisht më efikasi në sulm. Natyrisht, një nga legjendat e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, ka realizuar midis viteve 1987-1996 10 gola për Kombëtaren, në 30 ndeshje të luajtura, në një periudhë shumë të vështirë.
Kushta ka një koeficient 0.3 gola për ndeshje dhe për kohën kur i ka realizuar duket një arritje e madhe, sepse deri në vitin 2004, ai ishte i vetmi lojtar i Kombëtares që kishte kapur shifrën e 10 golave me skuadrën përfaqësuese. Për më tepër në një periudhë kur Kombëtarja nuk luante kaq shumë ndeshje sa luan aktualisht, qofshin zyrtare apo miqësore.
Menjëherë pas Kushtës, për nga efikasiteti, ose koeficienti i realizimit, vjen Armando Sadiku, me 11 gola në 32 ndeshje. Duke pasur parasysh moshën, ka shanse që Sadiku të thyejë edhe rekordin e Erjon Bogdanit me realizime absolute, por së pari ai duhet të kalojë dëmtimin e të rikuperohet plotësisht për të qenë gati për sfidat e ardhshme të kuqezinjve.
Golashënuesit më të mirë të Kombëtares kuqezi me 10 gola e lart janë:
- Erjon Bogdani 18 gola në 77 ndeshje
- Alban Bushi 14 gola në 67 ndeshje
- Ervin Skela 13 gola në 75 ndeshje
- Altin Rraklli 11 gola në 63 ndeshje
- Hamdi Salihi 11 gola në 50 ndeshje
- Armando Sadiku 11 gola në 32 ndeshje
- Sokol Kushta 10 gola në 30 ndeshje
- Igli Tare 10 gola në 68 ndeshje