Kombëtarja / Sfida me Portugalinë, një duel përmes shumë pikëpyetjesh

Share Button

Flamuri-top-Portugalia

Nga Adriatik Balla 27.08.2015 12:00

Shqipëria do të luajë në fillim të shtatorit dy ndeshje vendimtare për fatet e kualifikimit në grupin I i Eliminatoreve për në Kampionatin e ardhshëm Evropian të Futbollit “Francë 2016”. Fillimisht përballet me Danimarkën më 4 shtator 2015 në Kopenhagen, ndërsa 3 ditë më pas do të presë në stadiumin “Elbasan Arena” skuadrën përfaqësuese të Portugalisë.

Në këtë ndeshje duket se ka sinjale pozitive për ekipin e Xhovani de Biazit, pasi kombëtarja portugeze po kalon një moment jo të mirë, si pasojë e dëmtimeve të shumta dhe formës jo të mirë të lojtarëve të saj, përfshi dhe sulmuesin Kristiano Ronaldo. Ky është padyshim një lajm i mirë për trajnerin De Biazi dhe skuadrën kuqezi, e cila ka ambicie të mëdha për kualifikim.

Dhe pjesëmarrja në “Francë 2016” varet kryesisht nga rezultati i këtyre dy takimeve të radhës, në veçanti ndeshja në fushën tonë me Portugalinë. Kur na ndajnë më pak se dy javë nga sfida e 7 shtatorit mes Shqipërisë dhe Portugalisë që do të zhvillohet në Elbasan Arena, situata në të cilën gjendet përfaqësuesja luzitane nuk duket se është shumë e mirë

Për këtë arsye, shanset e Kombëtares kuqezi për të arritur një tjetër fitore historike ndaj Portugalisë pas asaj në Aveiro sa vinë e shtohen. Të premten, trajneri Fernando Santos do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e shtatorit ndaj Francës dhe Shqipërisë, por problemet për 60-vjeçarin nuk mungojnë. Portugalia do të jetë praktikisht pa mesfushë në sfidën e “Elbasan Arenës”.

Treshja titullare në repartin e ndërmjetëm në fitoren 3-2 ndaj Armenisë në fushën e kësaj të fundit, e përbërë nga Zhao Mutinjo-Thiago Mendes dhe Fabio Kontrao, i cili në kombëtare luan më i avancuar se te Reali i Madridit, nuk do të jetë e njëjta ndaj Shqipërisë. Mesfushori i Monakos ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për rreth 1 muaj.

Thiago, nga ana tjetër, u ndëshkua me karton të kuq ndaj Armenisë dhe është i skualifikuar ndërsa i vetmi që mund të luajë është Fabio Kontrao, por edhe ky i fundit nuk po kalon një situatë aspak pozitive te Reali i Madridit dhe nuk ndodhet në formën e tij optimale. Përpara disa vitesh, një fitore kundër Portugalisë konsiderohej si një mision i pamundur për kuqezinjtë tanë por tashmë situata ka ndryshuar ndjeshëm.

Fitorja 1-0 në sfidën e parë të grupit i eliminator ndaj luzitanëve në Aveiro, ngriti moralin e formacionit të drejtuar nga Xhovani de Biazi, me Shqipërinë që është gjithnjë e më pranë realizimit të ëndrrës, kualifikimit për herë të parë në një kampionat evropian. Një sukses ndaj Portugalisë nuk konsiderohet më një mision i pamundur dhe këtë e dinë shumë mirë De Biazi dhe të besuarit e tij.

Kjo pavarësisht faktit se problemet nuk mungojnë as te Kombëtarja kuqezi me Mavrajn, Currin e Memushajn të dëmtuar dhe Canën e Arlind Ajetin që nuk gjatë gjetur ende një skuadër të re për të vijuar karrierën. Megjithatë një tjetër e dhënë që favorizon Shqipërinë është se ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, nuk ka arritur akoma formën e tij ideale, madje në miqësoret e verës ka shënuar vetëm një gol.

Edhe Dani e Nani nuk janë më ata të dikurshmit. Tek Fenerbahçe, ish-lojtari i Mançester Junajtid, edhe pse luan rregullisht ka humbur shumë nga klasi i tij, ndërsa sulmuesi i Zenitit të Shën Pjetërburgut më shumë sesa titullar lihet në stol nga bashkëatdhetari i tij, trajneri Andre Vijash Boash, në pjesën më të mirë të ndeshjeve në Rusi dhe Evropë.

Alternativat për Fernando Santos nuk mungojnë me të rinjtë premtues si Adrien Silva, Uilliam Karvajo e Bernardo Silva që po shpërthejnë me klubet e tyre respektive, por pavarësisht gjithçkaje situata në të cilën ndodhet Portugalia është shpresëdhënëse për Shqipërinë. E sigurt është që një tjetër fitore ndaj tyre nuk mund të konsiderohet më një mision i pamundur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh