Kombëtarja / Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 2 vende, tani, jashtë 50-shes

Share Button

AlbanianSport.com 12.01.2017 09:20

ASNN – Tanimë kuqezinjtë janë jashtë 50-shes së botës, pasi Kombëtarja shqiptare ka humbur 2 vende në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë ranë në vendin e 51-të, pasi janë ngritur skuadra të tjera si Arabia Saudite apo Nigeria. Pritet që muajin e ardhshëm Shqipëria të humbë të tjera vende.

Kjo për arsye se përfaqësueset e vendeve afrikane, që janë të impenjuara në Kupën e Kombeve të kontinentit të zi gjatë muajit janar, mund të fitojnë pozicione që do të rezultojnë në dëm të Shqipërisë. Rivalët e Kombëtares Shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2018 nuk kanë ndryshuar pozicione, me përjashtim të Lihtenshtejnit.

Spanja ruan vendin e 10, Itali të 16-in, Izraeli vendin e 55-të, Maqedonia në vendin e 162-të, ndërsa Lihtenshtejni ka fituar një pozicion. Këtë renditje botërore kryeson Argjentina, ndërsa në ndjekje të saj janë Brazili dhe Gjermania. Kështu, edhe pse nuk  ka zhvilluar një ndeshje miqësore apo zyrtare, kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur 2 shkallp në renditjen e FIFA-s, në krahasim me fundin e vitit 2016.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi tashmë e shohin veten në vendin e 51-të, me 618 pikë, duke dalë kështu jashtë 50-shes më të mirë pas shumë kohësh. Përsa i përket kreut të kësaj renditjeje, nuk ka ndryshime. Argjentina vazhdon të jetë në vendin e parë me 1634 pikë.

Bardhekaltërit ndiqen nga një tjetër rivale amerikanolatin, Brazili, në të dytin, ndërkohë që Gjermania është e pozicionuar e 3-ta. Renditja vijon me Kilin, Belgjikën dhe Kolumbinë, ndërkohë që Spanja, që është në grupin eliminator të Shqipërisë, edhe këtë radhë është e 10-ta, pas Portugalisë e Uruguajit.  Nuk ka pësuar ndryshim në renditje as Italia, që është në vendin e 16-të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh