Kombëtarja / Renditja e FIFA-s, ogur i mirë kuqezi për Francën & merkaton

Share Button

Editorial-blloku

Adriatik Balla 04.06.2015 20:45

Shqipëria do të ndeshet me Francën në një takim miqësor që do të luhet ditën e shtunë më datë 13 qershor, në stadiumin kombëtar “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje është një test i rëndësishëm për skuadrën tonë, sepse do të maten mirë forcat me një kundërshtar të fortë dhe natyrisht do të shihet gjendja fizike e tekniko-taktike e grupit, pa harruar punën me lojtarë të veçantë apo lojtarët e rinj ë mund të ftohen për herë të parë.

Ndërkohë, pas një periudhe të gjatë “vend-numëro” në renditjen e FIFA-s, më në fund kuqezinjtë bëjnë një kapërcim cilësor, madje fantastik, duke shkuar në vendin e 51-të nga vendi i 57-të që ishim më parë. Pra janë përmirësuar brenda një muaji gjashtë vende dhe një ecuri e tillë është fantastike, pavarësisht se Kombëtarja jonë kuqezi nuk ka luajtur ndeshje ndërkombëtare gjatë dy muajve të fundit.

Duhet thënë se kjo ngjitje vlerësohet nga pikavarazhi i ekipit dhe lojërat e tij të mira në vazhdimësi, por edhe rënie e ndjeshme e kundërshtarëve tanë. Ecuria e mirë në renditjen e FIFA-s, mund të ndihmojë Kombëtaren të marrë vëmendjen e duhur edhe nga shtypi sportiv ndërkombëtar dhe lojtarët tanë të vlerësohen më shumë në tregun e futbollistëve.

Nëse në dy muajt në vazhdim Shqipëria do të vijojë të përforcojë pozitat e saj në FIFA, atëherë për lojtarët kuqezinj rriten kreditit që të marrin oferta nga skuadra të njohura dhe kjo është evidentuar shumë mirë gjatë viteve të fundit. Për më tepër, ecuria e skuadrës në pjesën e parë të fazës eliminatore për kampionatin e ardhshëm evropian ka qenë mjaft e mirë.

Kjo, pasi në katër takime të zhvilluara Shqipëria ka fituar dy ndeshje (ndaj Portugalisë dhe Armenisë), ka barazuar një takim me Danimarkën 1-1 në Elbasan dhe ka humbur nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s ndeshjen me Serbinë, për të cilën palët janë ende në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, ku pritet të merret një vendim më 12 qershor 2015.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh