Kombëtarja / Reja: Na ndëshkuan gabimet tona, keqardhje e madhe

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2021 10:10

ASNN – Një humbje që dhemb, për më tepër që erdhi më tepër për gabimet e kuqezinjve sesa për meritë të kundërshtareve. Trajneri i Kombëtares së futbollit, Edoarda Reja, e ka cilësuar një mëkat humbjen përballë Polonisë, pasi sipas tij, Shqipëria luajti si e barabartë dhe u ndëshkua nga një gabim. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) ai deklaroi se ekipi kishte bërë mirë, por ishte ndëshkuar në një moment kur po bëhej gati për ndryshime. “Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament”, – ka thënë ai fillimisht.

“Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë, – ka vijuar italiani. – Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm. Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë sigurisht peshojnë për lojtarët, dhanë gjithçka dhe kisha besim te ata. Kisha besim te paraqitja. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim.”

“Më vjen keq, sepse djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen, – ka këmbëngulur 76-vjeçari. – Gjyqtari? Më vjen keq sidomos në pjesën e parë që kishte faulle, ne bëmë të parin me Hysajn dhe i dha menjëherë të verdhë, ishte me dy standarde. Ne me gjyqtarët sidomos me Poloninë kemi vuajtur, nuk ishte vendimtar, se ndonjë gabime e bëmë edhe ne, se vuajtëm lodhjen e nuk kisha zëvendësues në mesfushë sidomos, Provova me Çokajn por ndeshja ishte kompromentuar, sipas meje po të mos bëhej ai gabim. Edhe Bare humbi topin, edhe Lenjani që gaboi.”

“Kemi bërë disa gabime që një skuadër si e jona me lojtarë ekspertë nuk duhej t’i bënte. Derisa nuk ka marrë fund, jemi aty edhe është e drejtë të shpresosh. Komplimente njerëzve. Një mjedis të tillë e vështirë të gjesh në Evropë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima. Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh