Kombëtarja / Reja: Lutem që lojtarët të mos dëmtohen këto dy muaj

Share Button

AlbanianSport.com 17/02/2021 23:10

ASNN – Përgatitjet për nisjen e edicionit të eliminatoreve të Botërorit 2022 dhe riorganizimi i stafeve të ekipeve Kombëtare kanë qenë në fokusin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, i cili ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur menjëherë nga puna. Trajneri i njohur italian ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel” ku ka folur në lidhje me këto çështje, por edhe ka analizuar situatën e lojtarëve kuqezi, kampionatin shqiptar si edhe për të ardhmen e tij.

I pyetur për motivin e kthimit në Shqipëri, ai tha: “Edhe pse nuk kam qenë i pranishëm këtu fizikisht, kam qenë i angazhuar, sepse kishim kursin e përgatitësve atletikë. Isha gjithmonë në kontakt me Luixhi Febrarin, edhe me doktor Stesinën për kursin e tij. Pra, po vazhdojmë punën, ndjek çdo gjë këtu dhe veçanërisht futbollistët që luajnë nëpër klube. Dhe pastaj, me plotësimin e organikës teknike të ekipeve Kombëtare nga mosha Nën-15 e deri tek Nën-21-vjeçarët, erdha për të folur në mënyrë direkte me trajnerët dhe stafe përkatëse.”

“Më vjen keq që u shty java e kampionatit nga moti i keq, sepse erdha këtu edhe për të parë disa lojtarë të mërkurën, por do t’i shoh përmes platformës ‘Wyscout’, ka vijuar trajneri kuqezi në intervistën në fjalë. – Sidoqoftë, nuk është e njëjta gjë si t’i shohësh direkt në fushë. Në televizor ne shohim lojtarin vetëm kur ka topin, por unë dua ta shoh edhe çfarë lëvizjesh bën lojtari në fushë pa topin. Po vëzhgoj, jo vetëm lojtarët në Shqipëri, por edhe në botë.”

“Kur na mbetet dhe një muaj e gjysmë për startin e eliminatoreve të Botërorit, uroj që të gjithë lojtarët që kemi në organikë e që po luajnë tani të jenë në formë të mirë fizike, por edhe ato lojtarë që nuk janë rikuperuar ende, të rikuperohen gjatë kësaj kohe”, – ka theksuar trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh