Kombëtarja / Presidenti Duka: Brenda javës së ardhshme njihet trajneri i ri

Share Button

AlbanianSport.com 12/04/2019 21:15

ASNN – Telenovela “Trajneri i Kombëtares” drejt fundit, Duka cakton javën e ardhshme si “seria e fundit”. Kombëtarja nuk ka ende një emër në krye të stolit të saj. Që prej shkarkimit të trajnerit Kristian Panuçi, përfaqësuesja nuk e ka ende “timonierin” e saj, megjithëse përkohësisht e drejtuan atë në duelin kundër Andorrës Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Megjithatë, javën e ardhshme mund të kemi një emër zyrtarisht dhe këtë e konfirmoi sot nga Shkodra Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. “Besoj se javën e ardhshme do të kemi edhe emrin e trajnerit të ri të Kombëtares, – u shpreh Duka para gazetarëve, pasi i dorëzoi Bashkisë së Shkodrës çelësat e Stadiumit të rindërtuar “Loro Borici”.

“Por edhe plotësimi e të gjithë stafit teknik, pasi qershori vjen shpejt dhe do të duhet të nisin përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore”, – ka shtuar ai. Ndërkohë, sa u takon emrave, Edi Reja mbetet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses kuqezi, por deri në momentin e fundit nuk i dihet. Fakti që Duka ka caktuar javën e ardhshme si vendimtare është se pret përgjigje nga njëri prej kandidatëve.

Dhe në media për Rejën është folur më shumë si kandidat potencialisht kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës. Përveç Edi Rejës, Duka ka kontaktuar edhe me emra si Guidolin, De Kanio, etj. Mbetet që telenovelës “Trajneri i Kombëtares” t’i shihet së shpejti edhe seria e fundit, që është emërimi zyrtar i strategut të ri kuqezi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh