Kombëtarja / Porrini: Shqipëria, si Irlanda, me një projekt interesant

Share Button

AlbanianSport.com 11/04/2020 21:30

ASNN – “Shqipëria ka një projekt të bukur, që përfshin rritjen dhe dërgimin e Kombëtares në nivele të larta.” Kështu ka deklaruar për mediat italiane ndihmësi i trajnerit Edi Reja te Kombëtarja shqiptare, Serxhio Porrini, i cili zbulon se projekti i ardhshëm është të krijojnë një skuadër e nivelit të lartë, duke marrë si shembull Irlandën.

Në një intervistë për faqen sportive italiane, “itasportpress.it”, bashkëpunëtori i Rejës thekson se Shqipëria po punon vazhdimisht për të zbuluar talente të reja në futboll, ndërsa si objektiv kryesor mbetet rritja e nivelit të lojtarëve në skuadrat që përfaqësojnë duke krijuar një kombëtare më konkurruese. “Pritshmëritë ndryshuan pas Euro 2016 dhe drejtuesit e futbollit kanë investuar shumë”, – ka deklaruar ai për median në fjalë.

“Ka një dëshirë të madhe për t’u rritur dhe një projekt specifik për të qëndruar lart, – ka vijuar Porrini. – Po rritemi, sidomos në aspektin mbrojtës. Kemi shumë mbrojtës interesantë si Kastriot Dermaku, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti, përveç portierëve Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Është e rëndësishme që ata të dallohen në kampionate të nivelit të lartë. Kjo i ndihmon të përmirësohen.

“Duam që kualifikimi në Euro 2016 të mos mbesë një rast i izoluar, shpresojmë të formojmë një grup të aftë për të qëndruar gjatë në nivele të larta, – ka theksuar 51-vjeçari. 0- Në këtë sens, modeli jonë është Irlanda, që gjithmonë ka arritur të ndërtojë hapësirën e saj në një nivel kontinental vitet e fundit. Ka shumë entuziazëm në Shqipëri dhe po punojmë për të zbuluar talente të reja.”

Serxhio Porrini është ndihmësi i parë i Edoardo Rejës te Kombëtarja e Shqipërisë. 51-vjeçari ishte pjesë e Juventusit në 1996, vit kur bardhezinjtë fituan për herë të dytë dhe të fundit trofeun e Ligës së Kampioneve. Ish-mbrojtësi fitoi kupa edhe me Gllasgou Rejxhërs në Skoci, teksa punon te Shqipëria prej prillit të vitit të kaluar, në krah të veteranit Reja.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh