Kombëtarja / Policia: Ja plani i masave për Shqipëri-Danimarkë

Share Button

Policia-Kapelja

AlbanianSport.com 09.10.2014 19:25

ASNN – Drejtoria e Policisë ka hartuar një plan masash për ndeshjen e kombëtares me Danimarkën, e cila do të luhet në stadiumin e ri të qytetit, “Elbasan Arena”. Gjatë një konference për shtyp, drejtori i Policisë Neritan Nallbati e vuri theksin tek rendi dhe siguria e dy ekipeve, sportdashësve shqiptarë dhe danezë, të cilët do të jenë të pranishëm në ditën e ndeshjes.

Për shkak të rëndësisë, Policia e Elbasanit ka kërkuar dhe ka marrë mbështetjen edhe të Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë me kapacitet njerëzor dhe tenik. Drejtori Neritan Nallbati tha se tashmë është organizuar gjithçka për mbarëvajtjen e ndeshjes si dhe ruajtjen e rendit dhe të qetësisë. Sipas tij dita e shtunë do të konsiderohet si një ditë pa makina, dhe për këtë qëllim i kërkoi qytetarëve të minimizojnë lëvizjen e mjeteve përjashto ndonjë rast emergjent.

“U bëj një thirrje qytetarëve të Elbasanit: dita e ndeshjes të konsiderohet një ditë pa makina, – ka thënë ai. – Përveç masave që do të marrë policia, ne këshillojmë që të kufizohet lëvizja me mjete.” Sipas numrit një të policisë një sërë masash janë marrë edhe për sportdashësit, duke vendosur shenja udhëzuese për hyrjen e tyre në stadiumin e rinovuar.

Ndërkohë risi e stadiumit të ri “Elbasan Arena” është sepse është hartuar një sistem sigurie e kontrollit të dixhitalizuar të biletave, sistem i cili do të përcaktojë edhe biletën e rregullt për të hyrë në stadium. Të gjithë sportdashësve do tu kryhet një kontroll fizik i cili do të kalojë në tre filtra kontrolli, dhe tifozët nuk do të kenë asnjë send me vete, përvec telefonit celular.

“So të bëhet kontrolli fizik i të gjithë tifozëve, të cilëve nuk do u lejohet asnjë send i fortë me vete, veç telefonit celular. Gjithashtu, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium personat të identifikuar nga policia si problematike”, – ka theksuar Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan. Policia ka hasur probleme në ndeshjen e provës , mbrëmjen e së mërkurës ndaj bëhet e ditur se do të ndërhyjë në çështjet që nuk funksionuan.

E rëndësishme është se do të kryhet filtrimi i të gjithë tifozëve të cilët përbëjnë potencial rreziku për prishjen e qetësisë. Bëhet e ditur se ditën e shtunë do të vijnë në Elbasan 250 tifozë danezë për të ndjekur nga afër ndeshjen mes kombëtares shqiptare dhe ekipit të tyre. Në orën 16:00 të ditës së shtunë do të nisë kontrolli i të gjithë stadiumit dhe rreth tij nga policia e Elbasanit, garda dhe specialistët antieksploziv.

Në orën 17:00 do të nisë hyrja e tifozëve, ndërsa ndeshja do të nisë në ora 20:45. Stadiumi i rindërtuar “Elbasan Arena” ka një kapacitet prej 12,500 vendesh ku vetëm 250 do të jenë për tifozët e Danimarkës, për të cilët janë marrë edhe masat për përcaktimin e vendparkimeve.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh