AlbanianSport.com 15/10/2018 14:20
ASNN – Trajneri Kristian Panuçi po regjistron rekorde negative në krye të përfaqësueses kuqezi dhe ndeshja e mbrëmshme me Izraelin vetëm sa e ka përkeqësuar dhe më tej situatën me italianit. Ai e mori drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit në korrik të vitit 2017, dhe në harkun e 15 muajve ka qenë në stol në 12 ndeshje, prej të cilave 7 ndeshje zyrtare e 5 ndeshje miqësore.
Në total, bilanci i tij në krye të skuadrës kuqezi nuk është i mirë, sidomos kur e krahason me arritjet e paraardhësit të tij, De Biazi. Kështu, në 7 ndeshje zyrtare, Shqipëria e Panuçit ka fituar vetëm dy takime, atë ndaj Lihtenshtejnit në edicionin e kaluar, si dhe ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve kundër Izraelit. Nga 5 takime miqësore, ka fituar vetëm një duel, atë ndaj Turqisë në nëntor të vitit të shkuar.
Në 12 takime në krye të Kombëtares, Panuçi ka regjistruar gjithashtu dy barazime, një ndaj Maqedonisë sezonin e shkuar për eliminatoret e Botërorit (1-1), si dhe një barazim në miqësoren me Jordaninë në Elbasan (0-0). Pra, bilanci i 45-vjeçarit në krye të përfaqësueses kuqezi nuk është aspak i mirë dhe ka një trajektore në rënie në aspektin e rezultateve, që të fut në dyshime.
Italiani i Kombëtares, ka humbur afro 60% të ndeshjeve, dhe ky tregues nuk është i denjë për asnjë trajnert.
Ndeshjet e Shqipërisë nën drejtimin e Kristian Panuçit:
02.09.2017
Shqipëri – Lihtenshtejn 2-0
05.09.2017
Maqedoni – Shqipëri 1-1
06.10.2017
Spanjë – Shqipëri 3-0
09.10.2017
Shqipëri – Itali 0-1
13.11.2017
Turqi – Shqipëri 2-3
26.03.2018
Shqipëri – Norvegji 0-1
29.05.2018
Shqipëri – Kosovë 0-3
03.06.2018
Shqipëri – Ukrainë 1-4
07.09.2018
Shqipëri – Izrael 1-0
10.09.2018
Skoci – Shqipëri 2-0
10.10.2018
Shqipëri – Jordani 0-0
14.10.2018
Izrael – Shqipëri 2-0