Kombëtarja / Përballja e 24 marsit 2017, Italia na “degdis” në ishull, në Palermo

Share Button

stadiumi-renzo-barbiera-palermo

AlbanianSport.com 25.11.2016 17:55

ASNN – Ndeshja e radhës e kombëtares kuqezi, ajo kundër Italisë, do të luhet në Palermo. Kjo është konfirmuar sot në drekë, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim në faqen e saj zyrtare në Interne. Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në Stadiumin “Renzo Barbera”.

Kjo është e hera e parë që këto dy skuadra kombëtare, do të ndeshen zyrtarisht me njëra tjetrën. Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare të të rriturve janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Xhenovë në nëntor të vitit 2014.

Kështu, Italia do të presë Shqipërinë në stadiumin e Palermos në përballjen e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2016. Lajmi është konfirmuar gjithashtu edhe nga Federata Italiane e Futbollit. Sfida e 24 marsit të ardhshëm do të luhet në një arenë 36-mijë-vendëshe, por në një zonë ku jetojnë pak shqiptarë.

Në stadiumin “Renzo Barbera” janë zhvilluar gjatë viteve të fundit përballjet eliminatore me Bullgarinë dhe Azerbajxhanin. Vendndodhja e stadiumit në ishullin e Siçilisë e bën më të vështirë arritjen nga tifozët kuqezi. Mediat italiane më herët përmendën si variante edhe qytetet e Rexhio Emilias dhe Udines.

Kjo do të jetë e përballja e dytë pas miqësores së 2 viteve më parë në Xhenovë, ku pjesa më e madhe e spektatorëve ishin shqiptarë. Trajneri i Shqipërisë, Xhovani De Biazi tha pak ditë më parë se janë më të motivuar për këtë takim, ndërsa ai i Italisë, Giampiero Ventura e vlerësoi si të rëndësishëm këtë takim.

Italia është në vendin e dytë në grup në kuotën e 10 pikëve, 4 më shumë se Shqipëria që është e katërta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh