AlbanianSport.com 09.06.2016 13:35
ASNN – Tifozët shqiptarë dhe ata që janë të interesuar për të marrë çdo informacion për kombëtaren shqiptare që ndodhet në Francë, tashmë do të kenë një qendër të quajtur “Shtëpia e Tifozëve”. Kjo nismë është ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë qendër do të ketë edhe simbole e uniforma të kombëtares shqiptare.
Për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shqiptarë, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur një qendër të quajtur “Shtëpia e Tifozëve” në Përro Girek, vend ku po stërvitet kombëtarja shqiptare. Duke parë kërkesat e shumta për bluza apo simbole të tjera të kombëtares shqiptare, nga ana e tifozëve FSHF u ka ardhur atyre në ndihmë me anë të kësaj qendre të re në të cilën ndodhen objekte të ndryshme të kuqezinjve.
Në këtë vend, të gjithë mund të informohen për çdo lëvizje apo të rejat më të fundit të futbollistëve të Kombëtares. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm ekipi kombëtar, trajneri Xhovani De Biazi dhe stafi i tij e drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Nuk mungoi në këtë ceremoni edhe kryetari i Bashkisë së Përro Girek.