AlbanianSport.com 31.05.2016 12:05
ASNN – Pas ndeshjes me Katarin dhe programit të shkrydhjes në pyll dhe motivimit në muzeun e Vjenës, Kombëtarja i është rikthyer regjimit të zakonshëm të stërvitjes.
Stërvitja e paradites është zhvilluar në kompleksin sportive në Bad Valtersdorf. Futbollistët kuqezinj nën drejtimin e stafit kanë marrë të gjithë ngarkesën e nevojshme.
Fillimisht, ata kanë kaluar ushtrimet fizike të Alberto Belesë, të cilat kanë zënë pjesën kryesore të fillimit të stërvitjes. Për rreth 30-40 minuta futbollistët kanë marrë ngarkesa.
Ndërkohë që menjëherë pas këtyre ushtrimeve, skuadra ka kryer disa ushtrime taktike, nën drejtimin e Paolo Tramexanit.
Të gjitha këto lëvizje janë kryer, nën vëzhgimin e trajnerit Xhovani De Biazi. Kjo stërvitje ka zgjatur për rreth 100 minuta, gjithsej. Pasdite, seanca stërvitore do të zhvillohet në orën 17.30.